Scolari: Këta janë futbollistët më të mirë që kam stërvitur gjatë karrierës si trajner

Futboll

Scolari: Këta janë futbollistët më të mirë që kam stërvitur gjatë karrierës si trajner

Më: 24 janar 2017 Në ora: 00:02
Scolari gjatë kohës së tij si trajneri i Brazilit, duke trajnuar shumë yje

Luiz Felipe Scolari ka treguar se cilët janë futbollistët më të mirë që ka stërvitur gjatë karrierës së tij si trajner.

Trajneri brazilian në karrierën e tij ka stërvitur shumë skuadra të mëdha dhe kombëtare, duke fituar edhe tituj të rëndësishëm.

Scolari është bërë vetëm trajneri i dytë në botë që ka arritur të fitoj dy titujt më të mëdhenj ekipor në dy kontinente, Ligën e Kampionëve në Evropë dhe Copa Libertadores në Azi.

Gjatë karrierës së tij ai ka qenë trajner i disa futbollistët më të mëdhenj në botë, duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, Luis Figo, Michael Ballack, Frank Lampard dhe Nicolas Anelka, por përmendi vetëm brazilianët ndër më të mirat që ai ka punuar me të.

“Rivaldo, Ronaldo, Ronaldinho, dhe Roberto Carlos gjithashtu janë më të mirët që kam stërvitur”, ka thënë Scolari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat