Ranocchia si pjesë e marrëveshjes për Rodriguezin?

Futboll

Ranocchia si pjesë e marrëveshjes për Rodriguezin?

Më: 24 janar 2017 Në ora: 00:47
Ranocchia e Rodriguez

Inter janë duke synuar që të përfshijnë Andrea Ranocchian në ndonjë marrëveshje me Wolfsburgun për mbrojtësin Ricardo Rodriguez.

Nerazzurrët janë të etur për të sjellë mbrojtësin e majtë në San Siro gjatë këtij muaji, por duhet të jetë i sigurt për të përmbushur kufizimet e Fair Play Financiar, të cilat janë të vendosura deri në verën.

Tani calciomercato.com raporton se Ranocchia mund të përfshihet si pjesë e ndonjë marrëveshje për reprezentuesin zviceran.

Qendërmbrojtësi italian ka qenë i afërt me Wolfsburgun edhe në të kaluarën, dhe është tepricë e kërkesave për trajnerin e ri, Stefano Pioli.

Një zgjidhje e mundshme mund të jetë një shkëmbim me huazim, e cila më pas do të bëhet i përhershëm në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat