Shefi sportiv i Blick: Xhaka duhet të kontrollojë veten dhe të bëhet më i përulur

Futboll

Shefi sportiv i Blick: Xhaka duhet të kontrollojë veten dhe të bëhet më i përulur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 janar 2017 Në ora: 12:18
Granit Xhaka, Arsenal

Trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkovic duhet ti flasë qartë Granit Xhakës, mendon kryeredaktori i sportit në BLICK, Andreas Böni.

Gazetat britanike e kanë kryqëzuar me kritika Granit Xhakën duke e quajtur futbollist “patru”. Kritika të ashpra kanë ardhur edhe nga legjendat e futbollit anglez Danny Murphy dhe Thiery Henry që paralajmërojnë se Xhaka mund të mbetet gjithë kohës në stol pas mospërmirësimit të gabimeve, përcjell botasot.info.

Dhe fatkeqësisht duhet të thuhet se ndërhyrja e ashpër më dy këmbë 60 metra larg portës është naive dhe nuk është e tolerueshme të ndëshkohesh nëntë herë me karton të kuq nga maji 2014.

Prandaj duhet ta trajtojë rastin edhe trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkovic. Ai duhet ta mbështesë Xhakën nga jashtë, në mënyrë logjike. Por nga brenda duhet ti jap sqarime të qarta.

Image

E qartë: Xhaka është lider agresiv. Kjo është kërkuar nga ai. Kjo e bën atë më të fuqishëm. Pozicioni i tij është balancues.

Megjithatë ai duhet të mësojë, të bëhet më i mençur, të kontrollojë veten dhe të bëhet më i përulur. Dhe gabimit të shikojë edhe te vetëvetja. “Në të kaluarën kam parë shumë kartona të verdhë dhe të kuq. Por këtë nuk e shikoj si problem. Kjo është loja ime dhe unë nuk e ndryshoj për askënd,” tha ai në dhjetor.

Kjo nuk të ndihmon. Veçanërisht zemëruese është, sepse ai së fund mori shansin për të luajtur si titullar nga mungesat e Cazorla dhe Coquelin. Ai luante qetë dhe krijoi bindjen se do jetë përgjithmonë titullar, por në fund është përjashtuar.

Në 11 shkurt përfundon pezullimi i tij, ndërsa katër ditë më vonë është ndeshja vendimtare kundër Bayern München. Do jetë emocionuese nëse Arsene Wenger do ia jepte përsëri mundësinë për të luajtur./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat