Mourinho nuk përjashton mundësinë e largimit të Rooneyt

Futboll

Mourinho nuk përjashton mundësinë e largimit të Rooneyt

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:45
Wayne Rooney dhe Jose Mourinho

Wayne Rooney ka marrë një ofertë nga Kina.

Sulmuesi anglez realizoi një super gol ndaj Stoke Cityt në fundjavë për t’i dhën një pikë skuadrës së tij. 31-vjeçari arriti kuotën e 250 golave me ‘Djajtë e Kuq’ duke kaluar një legjendë të klubit nga Old Trafford si Boby Charlton.

Rooney hyri në historinë e United, si golashënuesi më i mirë në histori të klubit, por ky mund të jetë goli i tij i fundit me gjigantin anglez.

Kapiteni i United kërkohet me ngulm në Kinë madje klubi i Guangzhou Evergrande që drejtohet nga Luiz Felipe Scolari është gati të shndërrojë në futbollistin më të paguar në botë, vetëm e vetëm që 31-vjecari anglez të pranojë të transferohet në kampionatin kinez.

Edhe trajneri i United, Jose Mourinho nuk përjashton mundësinë e largimit të sulmuesit dhe thotë se ky është vendim që i përket lojtarit.

“Unë mendoj se ai ka ende për t’i dhuruar këtij klubi, por çdo lojtar arrin në një pikë të karrierës kur mund të marrë vendime që i konvenojnë më shumë atij”, ka thënë Mourinho.

Mediat në Angli raportojnë që Guangzhou i ka ofruar Rooneyt një pagë prej 42 milionë eurosh në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat