Tottenhami e kërkon Ranocchian

Futboll

Tottenhami e kërkon Ranocchian

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:05
Andrea Ranocchia

Mediat angleze raportojnë se Tottenham Hotspur interesohet për Andrea Ranocchian e Interit, si zëvendësues të Jan Vertonghen.

Futbollisti belg ka pësuar një dëmtim në nyje dhe nuk mund të luajë, ashtu që Spursat kanë mungesa në fazën defensive.

Sipas London Evening Standard, klubi anglez është i gatshëm të paguajë pesë milionë funte (5.8 milionë euro) për lojtarin italian.

Qendërmbrojtësi është tepricë te Nerazzurrët dhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte i huazuar te Sampdoria.

Besohet se drejtori Piero Ausilio planifikon ta huazojë Ranocchian duke e obliguar Tottenhamin që ta blejë gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat