Casillas dhe Ronaldo më të mirët

Futboll

Casillas dhe Ronaldo më të mirët

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:57
Casilla e Ronaldo

Jemi në pritje të rinisjes së garave në sezonin e të 25 të Champions League, ndërsa në të dhënat statistikore të publikuara nga UEFA janë përfshirë vetëm futbollistët që kanë më shumë se 50 paraqitje dhe kanë shënuar më shumë se 10 gola. Sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit evropian, i pari është legjenda e Real Madrid, Iker Casillas (Porto). Ai ka 166 paraqitje në Ligën e Kampionëve. Pas tij është Xavi Hernandez (157), ndërsa i treti është Ryan Giggs (151). Në “Top 10” janë edhe Cristiano Ronaldo (137), Clarence Seedorf (131), Paul Scholes (130), Roberto Carlos (128) dhe Zlatan Ibrahimoviç (123). Kryesues i renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve është Cristiano Ronaldo. Portugezi në 135 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 96 gola. Pas tij është Lionel Messi. Argjentinasi në 111 ndeshje, ka shënuar 93 gola. I treti në këtë renditje është Raul Gonzales (71), Ruud van Nisterlooy (60), ndërsa i pesti është Andriy Shevchenko (59). Në “Top10” golashënuesit e kampionëve janë edhe Karim Benzema (8) me 50 gola, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç (9) me 49, sa ka edhe Alfredo Di Stefano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat