Toure: Unë dua të luaj në Europë

Futboll

Toure: Unë dua të luaj në Europë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:05
Yaya Toure

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, nuk i kupton lojtarët që lënë Evropën për të kërkuar pasuri të mëdha në Superligën Kineze. Ai thotë se ka nevojë vetëm për të kërkuar frymëzim. Më pare, këtë muaj, agjenti i Toure zbuloi se lojtari refuzoi të ndiqte rrugën e Oscar, Carlos Tevez dhe Axel Witsel, të cilët u joshën nga pagesat e larta në Kinë, pavarësisht kontratës së tij në “Etihad Stadium”, deri në fund të këtij sezoni. Ish-ylli 33-vjeçar i Bregut të Fildishtë ra në sy të keq gjatë muajve të fillimit të mbretërimit të Pep Guardiolës në bankën e Manchester City, por tani e ka rivendosur veten një figurë kyçe në formacionin e parë të ekipit.I pyetur nëse do të ndërmarrë një kalim në Kinë, nëse kërkohet, Toure u tha gazetarëve: “Unë dua të luaj në Europë, sidomos në Angli. Dua të vazhdoj ta bëj këtë edhe për disa vite, akoma. Personalisht jam nga ata njerëz që luaj futboll, sepse e dua këtë sport, jo për se dua të bëj të holla. Më pëlqen të ndihmoj ekipin tim, të gëzojnë duke luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj. Shikoni mikun tim, Ibrahimovic. Ai është 35 vjeç dhe do të luajë në nivele të larta, ndoshta edhe për tri vite. Ai ka të njëjtin mentalitet si unë. Është një lojtar i madh, një kampion, që e do futbollin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat