Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ me tribuna të reja

Futboll

Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ me tribuna të reja

Nga: K.G. Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:15
Agim Veliu me Ibër Alajn

Stadiumi i futbollit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, do të bëhet me tribuna të reja, kjo i gëzon jashtëzakonisht shumë dashamirët e kësaj loje në këtë komunë. “Nga drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ibër Alaj dhe kryetari të komunës së Podujevës, Agim Veliu pranuam projektin për ndërtimin e tribunës dhe objekteve përcjellëse në Stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Për realizimin e tërësishëm të këtij projekti Komuna ka ndarë rreth 160 mijë euro. Ndërsa projekti do të mbështetet financiarisht edhe nga MKRS dhe Federata e Futbollit të Kosovës”, bëhet e ditur nga KF Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat