Deklaratë interesante e Zidanes

Futboll

Deklaratë interesante e Zidanes

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:56
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vlerësuar mundësitë e ekipit të tij për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Celta de Vigo, ndërkohë që njoftoi se, përkundër lëndimeve të shumta, ai nuk do të ndryshojë qasje ndaj lojës. “Ne e dimë vështirësinë e ndeshjes, aq më tepër që kemi humbur ndeshjen e parë. Po përgatitemi për 90 minuta betejë të fortë, ose më shumë. Përballë kemi të njëjtin kundërshtar, por nesër duhet të ndryshojmë nga ndeshja e parë. Është e vërtetë se jam i shqetësuar për lëndimet. Nuk më pëlqen të shoh një lojtar të plagosur e të trishtuar. Sidoqoftë, ne jemi ku jemi dhe do të luftojmë. Për ne nuk do të ndryshojë asgjë. Ka lojtarë të tjerë, të cilët do të bëjnë më të mirën”, – ka thënë Zidane, duke folur mbi sfidën që vlen kalimin në gjysmëfinale të skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat