Bushi: Është arritur qëllimi...

Futboll

Bushi: Është arritur qëllimi...

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:43
Alban Bushi

Përtej humbjes 3:1 në miqësore me Skënderbeun nga Korça në testin e fundit të Shqipërisë U-21, trajneri Alban Bushi thekson se është arritur qëllimi i këtij grumbullimi, pasi shumë element, edhe ata për të cilët ish-sulmuesit të Kombëtares ka qenë në mëdyshje, treguan se po rriten nga dita në ditë dhe mund të japin kontribut të rëndësishëm te 21-vjeçarët në turnetë e rëndësishëm. “Qëllimi ynë është që të shohim sa më shumë elementë. Mendoj se në këto tri miqësore elementët e Shpresës janë rritur më shumë dhe kjo është e rëndësishme. Dy – tre lojtarë për të cilët unë kisha dyshime, e kaluan provën”, ka thënë mes të tjera Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat