Juventusi për hakmarrje ndaj Milanit

Futboll

Juventusi për hakmarrje ndaj Milanit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:29
Allegri

Një çerekfinale në Kupën e Italisë në futboll, që mund të shërbejë për të marrë hak ndaj asaj disfate në finalen e Superkupës. Juventusi nesër (20.45) do të takohet me Milanin, në ndeshjen e vlefshme të Kupës së Italisë. “Nuk zbresim në fushë me të njëjtën skemë loje, por e rëndësishme është sjellja e skuadrës në fushën e lojës. Kemi kuptuar që duhet të pedalojmë më shumë për të dhënë maksimumin. Të dielën ndaj Lazios luajtëm një ndeshje të mirë dhe dua të shikoj të njëjtën sjellje. Milani ka lojtarë të rëndësishëm dhe nuk duhet të fokusohemi te ajo që ndodhi në Doha. Nuk mund të flas për hakmarrje dhe këtë nuk duhet ta mendojnë as lojtarët”, tha Massimiliano Allegri, trajner i Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat