Montella lë jashtë Niangun

Futboll

Montella lë jashtë Niangun

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:49
Mbaye Niang

Mbaye Niang është pranë lamtumirës me Milanin.

Sulmuesi shtatgjatë ka humbur besimin e trajnerit Vincenzo Montella dhe me shumë gjasë do të largohet nga Milani në ditët e fundit të afatit kalimtar të dimrit. Niang nuk është ftuar fare nga trajneri për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë përballë Juventusit dhe Montella ka dhënë arsyen e mungesës së tij.

“Nuk ka mundësi që të ndryshojmë krejt ekipin, në mënyrë që të luajë ai më shumë. Prandaj, nga klubi janë marrë parasysh të gjitha supozimet. Me siguri nuk do të thirret për ndeshjen kundër Juventusit, sepse do të jetë shumë i hutuar”, ka theksuar ish-trajneri i Fiorentinës dhe Sampdorias.

Për Niang ka shfaqur interesim skuadra e Genoas, e cila e do në huazim lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat