Ferguson i del në krahë Mourinhos: Skuadra po luan mirë

Futboll

Ferguson i del në krahë Mourinhos: Skuadra po luan mirë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:58
Trajneri legjendar i Manchester Unitedit

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, e ka lavdëruar lojën e skuadrës nën regjinë e Jose Mourinhos.

Sipas tij skuadra ka marrë disa barazime të pamerituara.

“Ekipi është duke luajtur me të vërtetë mirë dhe deri më tani kanë qenë shumë të pafat. Ata kanë barazuar në gjashtë ndeshje 1-1, dhe pse kanë qenë më të mirë se kundërshtarët”.

“Nëse do të fitonin në këto ndeshje, ata do të sfidonin Chelsean. Kjo është për të ardhur keq, por duhet të pajtohemi me këtë”, ka thënë Ferguson.

United është në venin e gjashtë me 41 pikë, katër më pak se Liverpooli që është i katërt e luan në Ligën e Kampionëve me këtë pozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat