Kjo është përgjigja e CAS-it për Serbinë në lidhje me Kosovën

Futboll

Kjo është përgjigja e CAS-it për Serbinë në lidhje me Kosovën

Nga: K.G. Më: 25 janar 2017 Në ora: 10:59
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lausanne ia dha “flakareshin” Serbisë në lidhjen për futbollin e Kosovës. Federata e Futbollit të Serbisë ishte ankuar në CAS duke kërkuar që të anulohet anëtarësimi i FFK-së në UEFA, por kjo ankesë iu hedhë poshtë. “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka refuzuar kërkesën e Federatës Serbe kundër UEFA-s. Si rezultat, FFK mbetet anëtar i UEFA-s dhe kjo është e konfirmuar. Paneli i CAS-it ka vlerësuar se UEFA nuk e ka shkelur asnjë rregull dhe e ka pranuar një shtet që është i pavarur, i cili është i njohur nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu, shumica e vendeve anëtare të UEFA-s, në Kongresin e saj, e kanë votuar pranimin e FFK-së në UEFA. Prandaj, kërkesa e FSS-së refuzohet”, shkruan në vendimin e CAS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat