Mehmeti shënon, Genclerbirligi pësoi

Futboll

Mehmeti shënon, Genclerbirligi pësoi

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:43
Mehmeti

Sulmuesi nga Kosova, Agon Mehmeti, shënoi golin e parë për ekipin e Genclerbirligi-t, në ndeshjen e vlefshme të Kupës së Turqisë në futboll. Genclerbirligi si mysafirë mposhtet me rezultat 3:2 nga një ekip e rangut të tretë, Menemen Bld. Kjo humbje aspak nuk i prishi punë Genclerbirligi-t që të vazhdojë rrugën për më tutje në garat e Kupës.  Mehmeti u paraqit në minutën e 46-të, duke treguar paraqitje të mirë. Ai në minutën e 69-të realizoi për rezultatin 3:1, por deri në fund nuk arritën më shumë se të ngushtojnë humbjen në 3:2. Genclerbirligi zuri vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Menemen Bld u renditet në pozitën e tretë me 7 sosh, por kjo e fundit u mënjanua nga garat e Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat