Kosova në grup me Gjermaninë...

Futboll

Kosova në grup me Gjermaninë...

Më: 26 janar 2017 Në ora: 12:31
Tabela e grupeve

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e “UEFA European Under-21 Championship 2017-2019”. Kosova në këtë short u përfaqësua nga drejtori për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govori. Kombëtarja e Kosovës u përfshi në Grupin 5, me kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda dhe Azerbajxhani. Cikli i këtyre kualifikimeve fillon më 20 mars të këtij viti dhe përfundon më 16 tetor të vitit 2018. Ndërkohë, “play-off”-i luhet prej 12 deri më 20 nëntor të vitit 2018, derisa finalet e këtij kampionati luhen në verën e vitit 2019 në Itali. Fituesit e 9 grupeve do të kualifikohen direkt në finalet e këtij eventi, derisa katër skuadrat më të mira të pozitës së dytë në grupe do të luajnë në play-off për të nxjerrë dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në mesin e 12 skuadrave finaliste. Italia si mikpritëse e ka të sigurt kualifikimin.

Orari i ndeshjeve të kombëtzares U-21

25/03/2017 Irlanda – Kosova

13/06/2017 Norvegjia – Kosova

01/09/2017 Kosova – Norvegjia

05/09/2017 Gjermania – Kosova

09/11//2017 Kosova – Izraeli

14/11/2017 Azerbajxhani – Kosova

22/03/2018 Kosova – Azerbajxhani

27/03/2018 Kosova – Gjermania

07/09/2018 Kosova – Irlanda

16/10/2018 Izraeli – Kosova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat