Zyrtare: Juventusi zbulon të ardhmen e Dybalas

Futboll

Zyrtare: Juventusi zbulon të ardhmen e Dybalas

Më: 31 janar 2017 Në ora: 08:44
Paulo Dybala

Giuseppe Marotta, drejtori sportiv i Juventusit, ka zbuluar se Paulo Dybala shumë shpejtë do të vazhdoj kontratën me Juventusin.

"Ne jemi duke biseduar me të, unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem. Zyrtarizmi ndoshta do të bëhet brenda disa javë", ka thënë Marotta për Sky Sport Italia.

"Paulo është i lumtur këtu dhe ne jemi të gatshëm që ta kemi pjesë të ekipit, kjo është arsyeja pse ka çdo mundësi për të ecur përpara së bashku”, ka theksuar ai.

Mediat italiane të hënën kanë spekuluar se Dybala do të largohet nga Juventusi, pasi nuk e kishte përshëndetur trajnerin Massimiliano Allegri, gjatë zëvendësimit në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat