Conte nuk i zë besë Liverpoolit

Futboll

Conte nuk i zë besë Liverpoolit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 11:40
Conte

Rikthehet Premier League dhe këtë e bën menjëherë me një ndeshje shumë të fortë, ku Chelsea kryesues do të ndeshet sonte (21.00) me Liverpool, që ka 11 pikë më pak në renditje dhe vjen nga eliminimi në Kupën e Anglisë.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk po kalon një moment të mirë forme, por Conte nuk i zë besë: “Është e vërtetë se ata vijnë nga një seri ndeshjes pa fitore, por nuk kanë pasur fat. Unë mendoj se nëse do të fitojmë do t’i jepnim një goditje përfundimtare skuadrës së Liverpool duke e nxjerrë nga gara për titull, megjithatë pavarësisht nga rëndësia që ka, kjo nuk do të jetë një përballje vendimtare, – deklaroi Antonio Conte. Më pas, italiani shtoi: “Do të jenë një javë e bukur për ne, ku do të përballemi me Liverpool dhe Arsenal në harkun e katër ditëve. Kemi vetëdijen se edhe në rast humbje do të mbetemi në krye dhe kjo na jep qetësi. Por nga ana tjetër, nëse fitojmë do të kemi bërë një hap gjigant, gjithnjë me vetëdijen se do të mbeten edhe 14 ndeshje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat