Shala për një arsye la Turqinë për Vushtrrinë

Futboll

Shala për një arsye la Turqinë për Vushtrrinë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 10:50
Bashkim Shala

Mesfushor-sulmuesi Bashkim Shala la Turqinë për t’u rikthyer në futbollin e Kosovës. Ai i bashkohet klubit të futbollit Vushtrria, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës. Shala tregon arsyet pse vendosi të ikë nga futbolli turk. “Arsyet janë të shumta, e kam theksuar edhe më herët, puna e parë ka qenë se në fund të këtij muajit pres mu bërë prind, kjo më ka shtyrë më shumë. Kështu që të jem në Vushtrri, më afër familjes sime dhe e dyta, ka gjasa të mira të rikthehemi në Superligë”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. Vushtrrriasit janë në vend të 9-të me 21 pikë pas 15 jave ose më nëntë pikë më pak se vendi i dytë Vëllaznimi. Dy vendet e para shpien në elitë, ndërsa  Vushtrria i ka gjasat e mira. Ai ka pasur edhe oferta nga klubet tjera, por vendosi të kalojë në KF Vushtrrinë. “Po, kam pasur mundësi edhe të shkojë në klubet tjera, por shkaku i largësisë nuk vendosa diku tjetër”, thotë ai. Pse u larguat nga ekipi turk, Kirikkale?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat