Muller: Nuk mendoj se është problem trajneri

Futboll

Muller: Nuk mendoj se është problem trajneri

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 11:43
Muller

Sulmuesi Thomas Muller deklaroi se forma e tij e dobët në këtë sezon me Bayern Munih ka ardhur si pasojë e probleme që ka shfaqur skuadra bavareze në sulm gjatë këtij sezoni. Muller ka shënuar 4 gola në 24 ndeshje zyrtare me Bayern në të gjitha veprimtaritë, vetëm 1 gol në Bundesliga. Bayern është në vendin e parë të kampionatit, me tre pikë më shumë se ndjekësit e RB Leipzig, por skuadra e Ancelotti është kritikuar vazhdimisht sepse nuk ka qenë bindëse në futbollin e luajtur.“Statistikat e mia nuk janë të njëjta me sezonet e kaluara, sepse edhe faza jonë sulmuese nuk ka qenë e njëjtë si vite më parë, – deklaroi Muller. – Problemi është se unë nuk jam individualist dhe luaj me grupin. Kur grupi funksionon edhe unë jam më mirë. Nuk jam ai tip lojtari që e merr topin në mesfushë dhe driblon pesë-gjashtë kundërshtarë. Nuk loja jonë nuk është në nivelin e duhur edhe unë vuaj. Nuk mund të shënojë me goditje standarte, kësisoj nëse nuk kemi manovër ekipore me topin unë nuk mund të shënojmë, raporton telesport. ”Por, Muller tregohet menjëherë i kujdesshëm të mos cenojë trajnerin Ancelotti:

“Nuk mendoj se është problem trajneri, por ne futbollistët nuk kemi shprehur maksimumin e mundësive të tona. Është më shumë një problem ekipor sepse individual. Duhet të jemi kompakt në fushën e lojës. Në ndeshjet ndaj Freiburg dhe Bremen fituam duke u bazuar te mbrojtja dhe pavarësisht se shënuam katër gola nuk patëm shumë raste për shënim. Mendoj se ne lojtarët duhet të shohim veten në pasqyrë dhe të korrigjohemi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat