Juventus në ndjekje të Andre Gomes

Futboll

Juventus në ndjekje të Andre Gomes

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:34
Andre Gomes

Kampioni aktual i Italisë, Juventus është në kërkim të një mesfushori me emër.

Emri më i ri në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ është ai i mesfushorit portugez të Barcelonës, Andre Gomes.

Gomes nuk është titullar fiks tek katalunasit dhe Juventus po kërkon ta rrëmbejë atë.

Për portugezin Juventus kishte provuar edhe dy vite më parë, mirëpo ai në fund zgjodhi Barcelonën.

Mediat italiane kanë shkruar se lideri i Serie A është i gatshëm të ofrojë rreth 45 milionë euro për transferimin e yllit portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat