Pioli paralajmëron Juventusin

Futboll

Pioli paralajmëron Juventusin

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 20:22
Stefano Pioli

Stefano Pioli beson se Interi mund ta befasojë Juventusin të dielën

Interi po kalon nëpër një formë fantastike, pavarësisht eliminimit nga Kupa e Italisë. Ata gjenden në pozitën e katërt në Serie A dhe po luftojnë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Për të arritur këtë synim, të dielën duhet të kalojnë fillimisht Juventusin dhe trajneri Stefano Pioli beson se skuadra e tij mund t’ia dalë.

“Juventusi është ekip i mirë, por nëse një skuadër mund t’iu shkaktojë atyre probleme, ata jemi ne. Do të mundohemi që t’i mposhtim ata”, ka deklaruar Pioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat