Juventus-Inter, nuk përfundojnë polemikat, interistët sjellin prova të reja

Futboll

Juventus-Inter, nuk përfundojnë polemikat, interistët sjellin prova të reja

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 22:26
Juventus-Inter

Juventus – Inter është një duel që nuk mbaron kurrë.

Pas polemikave që ngjallën vendimet e gjyqtarit Nikola Ricoli, zikaltrit i kanë hedhur benzinë zjarrit me një video të publikuar sot në kanalin televiziv zyrtar (“Inter Channel”).

Bëhet fjalë për një episod të minutës së 69-të që nuk u pa gjatë lojës, pasi regjia ishte duke dhënë përsëritjen e një pozicioni jashtë loje.

Kielini duhet ta rivërë topin në lojë, mirëpo mbrojtësi bardhezi gabon në pasimin ndaj Bufonit. Aty përfiton Ikardi që provon të niset i vetëm drejt portës, mirëpo arbitri e ndal dhe e përsërit aksionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat