Juventus blindon kreun, +7 nga Roma

Futboll

Juventus blindon kreun, +7 nga Roma

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 22:26
Juventus

Juventusi fitoi 2-0 në fushën e Krotones dhe vazhdon e sigurt marshin drejt titullit të gjashtë radhazi në Serinë A.

Skuadra e Allegrit morri maksimumin e pikëve me sforcon minimale, falë dy golave në fraksionin e dytë të lojës.  Mario Mandzukic hapi serinë e golave për bardhezinjtë kur kronometri tregonte një orë lojë.

Pavarësisht se vendasit provuan të reagonin , rrjeta e kroatit mjaftoi për të thyer rezistencën e Krotones dhe për ti prishur ëndrrën e një rezultati pozitiv përballë kampionëve.

I zakonshmi Gonzalo Higuain dyfishoi rezultatin për Juventusin në minutën e 74-rt, me argjentinasit që dribloi edhe portierin Cordaz dhe realizoi golin e 16-të sezonal.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me traversën që i prishi festën e golit Pjanic , të aktivizuar nga stoli, ndërsa pas suksesit në ndeshjen e prapambetur të javës së 18-të, Juventusi e rrit në 7 pikë diferencën nga Roma ndjekëse, ndërsa Napoli i vendit të tretë është 9 pikë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat