Kur nuk fitojmë

Futboll

Kur nuk fitojmë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:48
Wenger

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka urdhëruar lojtarët e Arsenal të tregojnë aftësitë e tyre dhe ka urdhëruar tifozët të qëndrojnë të bashkuar teksa sezoni i tyre në Premier League është në prag të kolapsit. Dy humbje radhazi e kanë lënë ekipin e Wenger 12 pikë larg Chelsea-t dhe, me shumë mundësi, jashtë luftës për titullin kampion. Gjithsesi trajneri i Topçinjve është i bindur se ekipi i tij do të rikthehet te fitorja në ndeshjen me Hull City – dhe ai i ka kërkuar tifozëve të tij të marrin shembull nga mbështetësit e Tottenham. “Padyshim, tifozët tanë kanë qenë gjithmonë në stadium dhe kanë pritshmëri të mëdha, ashtu siç kam edhe unë. Por nuk mendoj se është gjithmonë e dukshme”, tha Wenger.

“Nuk mund të jesh tifoz deri të martën e kaluar dhe të mos mbështetësh ekipin këtë të shtunë, nuk ka kuptim. Të gjithë klubet e tjerë si Manchester Unitd, City, Liverpool… edhe ata kanë pritshmëri dhe histori të madhe. Jemi duke luftuar këtu, duhet të jemi të bashkuar ose përndryshe nuk kemi asnjë rast. Shihni Tottenham, të gjithë janë të bashkuar dhe po luftojnë. Duhet të bëjmë të njëjtën gjë, edhe pse kemi dy humbje radhazi. Ka qenë një javë e vështirë. Jemi këtu për të fituar ndeshje futbolli dhe kur nuk fitojmë jemi shumë të zhgënjyer. Është një mundësi të tregojmë se kush jemi. Së shpejti kemi ndeshje edhe në Champions League dhe FA Cup, duam të bëjmë mirë kudo".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat