Shqiptarët e Shkupit ia bënë mat klubit nga Serbia! - Bota Sot
Shqiptarët e Shkupit ia bënë mat klubit nga Serbia!

Futboll

E diel, 19 nëntor 2017

Shqiptarët e Shkupit ia bënë mat klubit nga Serbia!

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 17:22
Pamje nga një ndeshje

Klubi i futbollit Shkupi ka luajtur ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Ohër, ku për kundërshtarë kishte ekipin e Superligës serbe, Borcin Çaçakut. Shqiptarët e Shkupit pas një loje të mirë ia bënë mat Borcit, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Shkupi që në fillim të ndeshjes kishte disa raste për të shënuar, por fillimisht në epërsi kishin kaluar mysafirët. Përkundër golit të pësuar, Shkupi ka vazhduar të luajë rrjedhshëm duke insistuar për të shënuar golin. Rezultatin e barazoi Ermedin Adem, ndërsa më pas epërsi dhe përmbysje të rezultat solli Fisnik Zuka. Në të dy golat asistues ishte Jasir Asani, i cili në këtë pjesë lojë ishte i pandalshëm nga futbollistet e ekipit serb.

Rast të mrekullueshëm për të rritur epërsinë kishte edhe Emmanuel Mbela, por goditja e tij përfundoi mbi portë, pasi kishte lobuar portierin. Gjithashtu me paraqitje të mirë në pjesën e parë është veçuar edhe Muharem Bajrami.

Me këtë rezultat kishte përfunduar pjesa e parë, e që e dyta ka filluar me të njëjtin ritëm, ku Shkupi edhe me zëvendësimet që ka bërë është treguar skuadër më konkrete duke realizuar disa raste. Nga loja e tillë, rezultati është ndryshuar për të thelluar fitoren në 3:1. Në këtë rast si asistues është paraqitur Fatih Ismaili, ndërsa me eurogol nga 25 metra distancë, ka shënuar Muharem Bajrami.

Të përkujtojmë se Shkupi në periudhën 12-të ditore në Ohër zhvilloi pesë ndeshje kontrolluese, duke e mundur Novacin dhe Makedonija Gj.P me rezultat 2:0, më pas fitoi edhe ndaj skuadrës së Bosnjë e Hercegonivës FK Krupa 3:2, pësoi disfatë në ndeshjen ku shansin për lojë e kishin futbollistët e rinj ndaj FC Struga me rezultat 2:1 dhe së fundi e mundi Borcin e Çaçakut.

Skuadra e Shkupit përmbyllë ciklin e fazës 12 ditore në Ohër, ndërsa futbollistët do të kenë dy ditë pushim, që të dielën të fillojnë me përgatitje për ndeshjen e parë sezonale, ku do të jenë mysafir të ekipit të Vardarit, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Telekom Arena”, pa praninë e shikuesve, shkaku që skuadra e Vardarit është e dënuar nga Komisioni Disiplinor pranë FFM-s.

FC Shkupi ndaj Borcit luajti me këtë formacion: Suat Zendeli, Sedat Berisha (Fatih Ismaili), Ermedin Ademi, Edis Maliqi, Filip Janevski, Bujamin Asani, Fisnik Zuka (Dimitrija Llazarevski), Muharem Bajrami, Besir Iseni (Besart Krivanjeva), Jasir Asani (Nikolla Iliç), Emmanuel Mbela.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test