Kush mund ta fitojë Champions League sipas Ancelottit

Futboll

Kush mund ta fitojë Champions League sipas Ancelottit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 12:24
Carlo Ancelotti

Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka zhvilluar një intervistë me trajnerin Carlo Ancelotti, që aktualisht drejton bavarezët në Gjermani. Në mesin e 16 trajnerëve të raundit të dytë të Champions League, Ancelotti e ka fituar këtë trofe tri herë. Po ashtu, ka qenë më shpesh në finale, katër herë. E ka fituar Champions-in të paktën me dy ekipe të ndryshme (Milan dhe Real Madrid). Interesant është fakti se në rolin e trajnerit, Carlo Ancelotti ka drejtuar shumë ekipe mes 16 të kualifikuarve të tanishëm: Bayern Munih, Real Madrid, PSG dhe Juventus. Atëherë, kjo do të thotë se po intervistohet një fenomen. Sepse, Ancelotti ka gjithmonë të njëjtën vlerë, është një prej nesh Kush do ta fitojë Champions League? Ai që paraqitet më mirë…Atëherë ne ju kujtojmë emrat, se ndoshta ua bëjmë më të lehtë: Real Madrid, Bayern Munih, Barcelona. Po përfshijmë këtu edhe Juven? Po, edhe Juve. Unë mendoj se mund ta fitojnë Champions-in shtatë ekipe: ato që sapo përmendët, plus Atletico Madrid, PSG dhe Manchester City”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat