Moyes shpreson në rikthimin e Januzajt

Futboll

Moyes shpreson në rikthimin e Januzajt

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:50
Trajneri i Sunderlandit, David Moyes dhe mesfushori shqiptar Adnan Januzaj

Trajneri i Sunderlandit, David Moyes shpreson që të ketë në dispozicion Adnan Januzajn dhe John O’Shean për ndeshjen në Premierë Ligë kundër Southamptonit.

Mesfushori shqiptar Adnan Januzaj dhe mbrojtësi qendror O’Shea janë lënduar në fitoren e fundit 4 me 0 të shtunën e kaluar ndaj Crystal Palaces, por janë stërvitur këtë javë.

Kolegu i Januzajt në mesfushë, Jack Rodwell është lënduar gjithashtu dhe nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen e ardhshme

Nga ana tjetër, Sofiane Boufal, i cili theu rekord në Southampton me transferimin e tij, do të mungojë ndaj skuadrës së yllit shqiptar për shkak të lëndimit në kyç të këmbës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat