Sinella euforik: Ndaj Skënderbeut duam fitoren

Futboll

Sinella euforik: Ndaj Skënderbeut duam fitoren

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 07:26
Sinella

Pa frikë në Korcë. Laci kërkon të shfyrtëzojë momentin pozitiv që po kalon për të bërë rezultat edhe ndaj Skënderbeut. Trajneri Bledar Sinella nuk u trembet aspak korcarëve teksa deklaron me bindje se ndaj Skënderbeut të Ilir Dajës, Laci ka objektiv fitoren edhe pse përballë bardhezinjëve do të jenë kampionët e 6-viteve të fundit.

Të Mërkurën, kurbinasit do të sfidojnë sërish Skënderbeun por vëmendja e Sinellës është e gjitha te takimi i kampionatit, me trajnerin e Lacit që nuk mendon për cerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Bardhezinjtë e kanë nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin 2017 duke mundur në kampionat, Korabin dhe Tiranën. Futbollistët e afruar në merkaton e Janarit i kanë dhënë një tjetër dimension këtij Laci, me emra të tillë si Mensah apo Vucaj që kanë spikatur më tepër. Sipas Sinellës forca e ekipit të tij është grupi dhe jo individi.

Laci e sfidon Skënderbeun me dy ish lojtarë të korcarëve të cilët luajnë në formë huazimi te bardhezinjtë, sulmuesin brazilian Sergio Junior dhe mbrojtësin e rikthyer sëfundmi te kurbinasit Bruno Lulaj.

Përsa i përket mbijtesës trajneri i Lacit nuk ka dyshime. Kurbinasit nuk do të diskutojnë aspak rënien nga kategoria ndërkohë që 46-vjecari kavajas parashikon një luftë shumë të fortë mes skuadrave të tjera për të siguruar qëndrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat