Morina: Kamza nuk e diskuton ngjitjen

Futboll

Morina: Kamza nuk e diskuton ngjitjen

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 07:28
Morina

Me 13 fitore dhe vetëm 1 humbje pas 14 javëve të para, Kamza nuk ka rivalë në grupin A të Kategorisë së Parë. Skuadra e Bledar Devollit, pas fitores 3-0 ndaj Mamurrasit e thelloi në 8 pikë avantazhin ndaj Besëlidhjes ndjekëse, dhe pavarsisht formatit të këtij sezoni, teksa në përfundim të fazës të dytë të gjitha skuadrave do tu përgjysmohen pikët, te Kamza nuk kanë dyshime dhe janë të bindur se do të sigurojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Njëri prej tyre është Mario Morina, i cili ka rigjetur veten te skuadra kryeqytetase.

Ndeshjen e rradhës, Kamza do ta ketë të Dielën në Krujë ndaj Kastriotit. Morina ka qenë pjesë e krutanëve në të kalurën por tashmë ai synon të fitojë Kamzën dhe pse jo ti shënojë një gol Kastriotit.

Përsa i përket të ardhmes ish sulmuesi i Tiranës, Flamurtarit dhe Kukësit, do të jetë pjesë e Kamzës deri në fund të këtij sezoni ndërsa më pas mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë, por nuk përjashtohet asnjëherë mundësia që 24-vjecari të qëndrojë te skuadra e Bledar Devollit edhe sezonin e ardhshëm, nëse Kamza do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat