Borriello rrëfen për vrasjen e babait të tij nga mafia në Napoli

Futboll

Borriello rrëfen për vrasjen e babait të tij nga mafia në Napoli

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 16:16
Marco Borriello

Njerëzit janë mësuar ta shohin Marco Borriellon gjithmonë duke u argëtuar nëpër plazhe të ndryshme, por këtë herë futbollisti italian vjen me një rrëfim mjaft emocionues për vdekjen e babait të tij.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Cagliarit ka treguar për vrasjen e babait të tij në qytetin e Napolit.

Babai i futbollistët ishte zhdukur dhe nuk kishin dëgjuar prej tij, ndërsa më pas ai kishte mësuar se është vrarë nga grupi mafioz i njohur si Camorra.

“Napoli më vodhi babanë tim, por jo adoleshencën e bukur që kalova dhe edukimin që më dha”.

“Më vodhi shpresën kur nuk e dinim ku të shkonin a të qanim e megjithatë besonim se e kishin rrëmbyer apo kishte humbur kujtesën”.

“Camorra më vrau babanë, por jo dashurinë time për Napolin. Nuk është më qyteti im, por ndonjëherë duhet të kthehem për të dëgjuar tingujt, aromat, për ta ndier”, ka thënë Borriello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat