Ajeti shënon një gol dhe një autogol në fitoren 5:3 te Torinos

Futboll

Ajeti shënon një gol dhe një autogol në fitoren 5:3 te Torinos

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 16:54
Pamje nga ndeshje e sotme

Futbollisti nga Kosova, Arlind Ajeti, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, shkëlqeu në fanellën e Torinos, e cila triumfoi me rezultat 5:3 ndaj Pescara-s, në ndeshjen e javës së 24-të në Serie A.  Ajeti tregoi lojë të mirë i cili në minutën e 9-të nga rreth 6-7 metra e fërfëlloi topin në rrjetë kur ngriti epërsinë në 2:0. Golat i shënuan: Falque (2’), Ajeti (9’), Belotti (15’ e 61’) e Ljajiç (53’) dhe për Pescara-n realizoi:  Ajeti (74’-autogol) e Benali (75’ e 83’). Ajeti shënoi një gol dhe një autogol, por mbi të gjitha dha maksimumin. Ledian Memushaj u paraqit tërë takimin për Pescara-n, por zhgënjyen me lojë e rezultat. Torino është në vend të nëntë me 35 pikë, kurse Pescara në fund të renditjes me vetëm 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat