Morata ka një mesazh për Zidanin

Futboll

Morata ka një mesazh për Zidanin

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 17:36
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, u rikthye gjatë verës në Santiago Bernabeu si një përforcim i madh për ekipin e Zinedine Zidane, por trajneri francez nuk beson në cilësitë e 24 vjeçarit, i cili ka mbetur vetëm zëvendësues i Karim Benzemas, shkruan Marca.

Spanjolli thotë se është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të triumfojë në këtë skuadër dhe shpreson të ketë më shumë minuta nga Zidane.

“Jam i lumtur dhe dua të triumfoj në Real Madrid, por gjithashtu dua që të luaj më shumë. Tani kemi Ligën e Kampionëve pastaj La Ligën. Të shohim nëse trajneri do të më inkuadroi mua”, tha Morata.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat