Montella: Lazio skuadër e fortë, duhet të luajmë me shpirtin e njëjtë si ndaj Bolognas

Futboll

Montella: Lazio skuadër e fortë, duhet të luajmë me shpirtin e njëjtë si ndaj Bolognas

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:01
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme (hënë), që Milani e zhvillon në udhëtim ndaj Lazios.

Trajneri i Milanit e ka cilësuar kundërshtarin e kësaj jave si një skuadër shumë e fortë, dhe ata mund t’i mposhti vetëm nëse luajnë me shpirtin e njëjtë sikurse në fitoren e fundit në udhëtim ndaj Bolognas, ku Milani e përfundoi me nëntë futbollistë.

“Lazio është një skuadër e fortë që ka bërë shumë mirë deri tani. Ata kanë një skuadër të mirë, të kombinuar mes të rinjve dhe atyre me eksperiencë”, ka thënë fillimisht Montella në konferencën para ndeshjes.

“Në fazën e parë triumfuam 2-0 ndaj tyre, por këtë herë do të jetë një tjetër histori. Pres një ndeshje shumë të vështirë”.

“Kundër Lazios na nevojitet ta shfaqim shpirtin e njejtë sikurse ndaj Bolognas. Mund të kemi një ‘trident’ në sulm, Suso, Deulofeu e Ocampos”, përfundoi trajneri i Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat