Nuk ndihmoi goli i Xhemailit, Bologna humb nga Sampdoria

Futboll

Nuk ndihmoi goli i Xhemailit, Bologna humb nga Sampdoria

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:54
Blerim Xhemaili feston golin, por humbën në fund

Blerim Xhemaili shënoi nga rreth 18 metra, por goli i tij nuk ndihmoi që Bologna të kthehet me një pikë. Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 18-të, por skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Sampdoria e Genoa-s. Xhemaili luajti titullar dhe dha maksimumin, por të pafat, pasi që pësuan dy gola në 9 minutat e fundit.  Muriel shënoi në minutën e 81-të nga penalltia, Schick në atë të 83-tën e Mbaye (88’-autogol) për fitoren e Sampdorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat