Berisha titullar, baras me Newcastle-n

Futboll

Berisha titullar, baras me Newcastle-n

Nga: K.Goca Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:50
Besart Berisha

Kampioni në fuqi i Australisë, Melbourne Victory, me gjithë orvatjet deri në minutën e fundit, nuk shënoi dhe u dashtë të pajtohen me një pikë në udhëtim me Newcastle Jets, në takimin e javës së 19-të. Futbollisti nga Kosova, Besart Berisha, u paraqit titullar, por me gjithë se patën iniciativën më shumë nuk ia dolën që të importojnë pikë të plota. Melbourne Victory renditet në vend të dytë me 36 pikë, 11 më pak se Sydney, kurse Newcastle Jets zënë pozitën e gjashtë me 21 sosh. Berisha është në krye të listës së shënuesve me 14 gola, dy më shumë se Fornaroli i Melbourne Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat