Silva: Për të ndaluar Messin, Suarezin e Neymarin, duhesh t’i lutesh Zotit!

Futboll

Silva: Për të ndaluar Messin, Suarezin e Neymarin, duhesh t’i lutesh Zotit!

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:13
Messi, Suarez, Neymar

Thiago Silva, mbrojtësi qendror dhe kapiten i PSG-së, do të përballet me Barcelonën dhe MSN e kësaj të marte. Braziliani është përballur tashmë edhe katër here më parë me katalanasit, një herë me Milanin dhe tri herë me PSG-në. Në një intervistë me “El Mundo Deportivo”, Silva, i cili ishte afër nënshkrimit me klubin Blagurana në vitin 2012, pak para mbërritjes në Paris, flet hapur në lidhje me faktin nëse e ka kaluar në mendjen e tij të luajturit me Messin, Suarez, Neymar dhe Iniestan, raporton telesport. Në prag të sfidës së Champions-it, ai paralajmëron se për të ndaluar “tridentin” e Barcelonës ka vetëm një rrugë: t’i lutet Zotit:“Në spanjisht ka një shprehje, që thotë se “hera e tretë është me fat”. A e shoh të mundur ndaj Barcelonës? Shpresojmë (qesh). Vërtet shpresoj kështu, sepse prej kohësh në rrugën time mungon një sukses, edhe kur luaja me Milanin, edhe tashmë me PSG-në. Fituam një herë, me rezultatin 3-2, por unë nuk isha në fushë. Në ndeshjet e tjera kam provuar pakënaqësinë e të eliminuarit. Shpresojmë shumë se do të jetë ndryshe këtë vit. Skuadra është e përgatitur shumë mirë, e ka filluar vitin 2017 me fitore të rëndësishme dhe shpresoj ta ruajmë këtë linjë, sepse për të fituar ndaj Barcelonës duhet të jesh 100%. Nuk mund të bësh gabime, sepse ajo…

Është shumë e vështirë ndaj një skuadre që nuk ka vetëm një lojtar yll. Fjala vjen, nëse markon Iniestën, të bën gjëmën Busquets. Nëse bllokon Messin, prite golin nga Neymar apo Suárez. Barcelona ka lojtarë shumë të zgjuar, ndaj na duhet përqendrim shumë i lartë, sa më pak gabime dhe t’ia minimizojmë sa mundet posedimin e topit. Ne si PSG mund të futemi tashmë te klubet e mëdha në Europë, nisur nga investimet e kryera, por në praktikë është e vërtetë se na duhet të arrijmë  të paktën një gjysmëfinale në Champions. Si është të luash kundër një “tridenti” si Messi-Suarez-Neymar? Do të kemi shumë punë, nuk do të marrim dot frymë asnjë minutë (qesh). Një duhet të përgatitemi mire, në mënyrë që ata të mos kenë një natë të madhe. Në të kundërt, është shumë e vështirë për çdo mbrojtje. Eshtë pothuajse e pamundur për t’i ndaluar ata. Më e mira është të mos kenë topin në këmbë dhe për këtë do t’i lutemi Zotit. Me një fjalë, si do ta përshkruaja Messin? Mjeshtër. Po Suarezin? Matador. Neymarin? Fantastik. A është ndonjë prej tyre, që ma komplikuar jetën në fushë? Po, Messi. Ai është një sulmues, që më ka krijuar shumë dhimbje koke, për shkak se ka shumë aftësi me topin, është shumë i shpejtë, shumë i paparashikueshëm. Edhe të mos i japësh asnjë hapësirë , ai ??mund të krijojë rrezik. Është mjeshtri i Barcelonës, vepron në mënyrën që dëshiron".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat