Emery: Nuk jemi inferior ndaj askujt, të përgatitur për Barçën

Futboll

Emery: Nuk jemi inferior ndaj askujt, të përgatitur për Barçën

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:59
Unai Emery

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka folur para ndeshjes ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Tekniku spanjoll ka thënë se nuk i frikësohet klubit spanjoll dhe beson te fitorja.

“E njohin Barçën, jemi të përgatitur dhe do të jetë mundësi për të testuar forcën dhe mentalitetin tonë”.

“Liga e Kampionëve është një objektiv dhe ne mendojmë pozitivisht për atë. Unë dhe klubi duam të arrijmë në maje, por jemi në procesin e rritjes. Kemi lojtarë që duan të bëjnë histori dhe ne nuk jemi inferior ndaj askujt”, ka thënë Emery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat