Zyrtare: Finalja e Copa del Rey zhvillohet në ‘Vincente Calderon’

Futboll

Zyrtare: Finalja e Copa del Rey zhvillohet në ‘Vincente Calderon’

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Stadiumi i Atletico Madridit, ‘Vicente Calderon’ është përzgjedhur si stadiumi pritës i finales së Copa del Rey, mes Barcelonës dhe Celta Vigos.

Barcelona dhe Celta Vigo do të luftojnë për titullin e Kupës së Mbretit apo Copa del Rey në ndeshjes që zhvillohet më datë 27 maj.

Deri më tani ka qenë në dilemë vendi ku do të zhvillohet kjo finale e madhe, por dilemave i erdhi fundit dhe tanimë dihet vendi.

Finalja mes Barcelonës dhe Celta Vigos do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, ‘Vicente Calderon’.

Federata spanjolle e futbollit e zgjodhi këtë stadium pasi Real Madridi refuzoi që kjo ndeshje të luhet në stadiumin e tyre ‘Santiago Bernabeu’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat