Strakosha shkëlqen në barazimin e Lazios me Milanin

Futboll

Strakosha shkëlqen në barazimin e Lazios me Milanin

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 22:44
Foto nga ndeshja

Lazio dhe Milan kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje në Serie A.

Skuadra e Lazios ka arritur që të ndal Milanin në barazim 1:1, në kuadër të xhiros së 24 të Serie A.

Lazio kaloi e para në epërsi në fund të pjesë së parë me atë Biglias, ndërsa Milan barazoi rezultatin me anë të Susos në pjesën e dytë.

Për vendasit e Lazios, nga minuta e parë u paraqit portieri shqiptar, Thomas Strakosha, që regjistroi një paraqitje tejet të mirë.

Pas këtij barazimi, Milan mbetet në vendin e shtatë me 41 pikë, tre më pak se sa Lazio në vendin e gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat