Shqiptari që mahniti kundër Milanit

Futboll

Shqiptari që mahniti kundër Milanit

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 12:35
Strakosha

Ndaj Milanit në San Siro, 20 shtatorin e vitit të kaluar, Thomas Strakosha bëri debutimin në Serie A me Lazion duke spikatur që në ndeshjen e tij të parë. Disa muaj më pas sërish ndaj Milanit këtë herë në Olimpico të Romës, portieri shqiptar u konfirmua si një talent i padiskutueshëm mes shtyllave.

Edhe pse është vetëm 21-vjec Strakosha ka shumë personalitet në fushë dhe mbi të gjitha është i sigurtë në cdo ndërhyrje që bën, duke i ngjarë gjithnjë e më shumë babait të tij. Ajo ndaj kuqezinjëve ishte ndeshja e 8-t për ish portierin e Salernitanës në këtë sezon të Serisë A, me Strakoshën që falë formës së shfaqur kundër Milanit, ka rritur ndjeshëm kuotat e tij për të zëvendësuar Etrit Berishën te kombëtarja shqiptare në ndeshjen e 24 Marsit ndaj Italisë në Palermo, transmeton Super Sport. Gianni De Biasi po vëzhgon me vëmendje dhe Strakosha po përfiton nga dëmtimet e njëpashnjëshme të Marchettit për tu treguar të gjithëve se meriton të jetë ai portieri titullar i Lazios. Ai djalë ka shumë klas dhe jo më kot Simone Inzaghi njeriu që e ka stërvitur edhe te skuadra e të rinjëve të Lazios beson jashtëzakonisht te 21-vjecari shqiptar. Në barazimin 1:1 ndaj Milanit edhe pse zbriti në fushë papritur duke patur parasysh dëmtimin që pësoi Marchetti pak minuta para fillimit të sfidës, Strakosha u shfaq shumë i përgatitur duke qenë një nga më të mirët në fushë për skuadrën bardhekaltër. Paraqitja e portierit të kombëtares kuqezi u vlerësua me notën 6,5 nga mediat italiane. ” Ka kuptuar që mund të luajë nga një moment në tjetrin madje edhe atëherë kur më pak e pret. Është gjithmonë gati.  Pasalic provoi ta vendoste në vështirësi me një diagonale me të majtën, por nuk ia arriti qëllimit sepse ai u përgjigj në mënyrë fantastike, madje duart e tij të gjata evituan edhe një gol të sigurtë me portën e boshatisur. Shumë i kujdesshëm në pjesën e dytë në momentin e goditjes së Sosës, ndërkohë që nuk mund të bënte asgjë në rastin e golit të Susos. Është ky përshkrimi që mediat italiane i bëjnë paraqitjes së portierit shqiptar, me kuqeziun që u konfirmua edhe njëherë tjetër si një nga zbulimet më të bukura të Lazios në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat