Zidane e ka një lajm të keq për tifozët e Realit

Futboll

Zidane e ka një lajm të keq për tifozët e Realit

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 14:41
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Napolin.

Ai ka paralajmëruar që Gareth Bale nuk do të jetë startues në këtë ndeshje.

“Bale ka punuar shumë mirë dhe është në gjendje të mirë, por është e vështirë kur kthehesh pas dy muajsh. Nuk e di nëse do të luajë nesër apo në fundjavë, por duhet të jemi të kujdesshëm me të”, deklaroi Zidane.

“Napoli është një skuadër e mirë, me lojë të shpejtë. Ata janë shumë të rrezikshëm, andaj duhet të tregohemi të vëmendshëm”, shtoi Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat