Sermaxhaj: Po kthehemi përsëri në kushtet shumë të vështira...

Futboll

Sermaxhaj: Po kthehemi përsëri në kushtet shumë të vështira...

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:24
Pamje nga stërvitja

Skuadra e Prishtinës  pas rikthimit nga Turqia dhe dy ditëve pushim, sot ka rinisur punën. Por, në mungesë të infrastrukturës së duhur, ekipi ka qenë i detyruar që të punoj në fushën e vogël të mbyllur të stadiumeve “Prince”. Por, që nga nesër është e detyruar të zhvendoset sërish në Kastriot, pasi që na pret ndeshja e vlefshme për Kupë me Vëllaznimin.

Sot në stërvitje munguan vetëm futbollistët e rinj të cilët m e skuadrën juniore (U-19) zhvilluan ndeshje miqësore me Feronikelin në Drenas. Ndërsa, skuadra, përveç me të lënduarin, Atdhe Grajqevci dhe me Mergim Pefqelin që po punon intensivisht për t’u rikthyer, nuk ka mungesa tjera, raporton faqja e FC Prishtina.

“Përgatitjet e zhvilluara edhe në Shqipëri edhe në Antali, kanë ndikuar që ekipi të marr ngarkesën e duhur dhe të ketë një përgatitje optimale, edhe fizike, mirëpo edhe të komponimit të ekipit. Ndërsa, tani jemi shumë të vetëdijshëm se po kthehemi përsëri në kushtet shumë të vështira për të cilat klubi po bënë përpjekje për çdo ditë që seanca stërvitore të ketë organizimin e duhur dhe të rrjedhë në mënyrën më të mirë të mundshme me qëllim që përgatitjet e zhvilluara në Turqi të vijojnë edhe këtu me ritmin e duhur”, ka thënë trajneri, Sami Sermaxhaj.


“Për shkak temperaturave jo të duhura dhe të volitshme si dhe mungesës së infrastrukturës, sot jemi këtu në fushat e vogla të mbuluara të stadiumeve “Prince”. Mirëpo, s’kemi rrugë tjetër dhe që nga nesër ekipi sërish do të zhvendoset në Kastriot dhe stërvitjet do t’i zhvillojmë në fushën e hapur”.


“Mendoj se ekipi është jashtëzakonisht mirë e përgatitur, si fizikisht e po ashtu edhe atë të komponimit të ekipit dhe që këtë raund të Kupës ta kalojmë me sukses”, ka thënë trajneri, Sami Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat