Zidane paralajmëron Napolin

Futboll

Zidane paralajmëron Napolin

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 18:40
Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të përballjes me Napolin në Ligën e Kampionëve.
Ditën e nesërme kampionët e kësaj gare në ‘Santiago Bernabeu’ presin Napolin, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

“Ndeshja e parë luhet në shtëpinë tonë dhe ne duam të përfitojmë, për të dëmtuar kundërshtarin tonë, shpresoj, por edhe ata mund ta bëjnë të njëjtën gjë për ne. Ne jemi gati për këtë lojë, Napoli luan futboll të mirë, dhe Sarri është duke bërë punë të madhe atje, evidente janë rezultatet. Do të jetë një ndeshje e madhe”, ka deklaruar Zidane në konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat