Konfirmohet mungesa e Ribery ndaj Arsenalit

Futboll

Konfirmohet mungesa e Ribery ndaj Arsenalit

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:11
Franck Ribery

Bayern Munich ka mbetur pa yllin e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Vazhdojnë problemet fizike për Franck Ribery i cili do të humbasë duelin ndaj Arsenalit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Francezi që ishte lënduar pak ditë më parë në stërvitje ka bërë të pamundurën për të qenë i gatshëm për këtë sfidë, por nuk ia ka dalë dhe nuk është ftuar fare për ndeshjen e nesërme.

Përveç Riberys, te Bayerni mungon tash e sa kohë edhe qendërmbrojtësi Jerome Boateng, që po ashtu nuk ka mundur të rikuperohet për këtë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat