Vushtrria edhe më e fortë me Mustafën

Futboll

Vushtrria edhe më e fortë me Mustafën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:51
Ridvan beqieri e Argjend Mustafa

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Vushtrria, Ridvan Beqiri, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë përforcuar me një futbollist të dëshmuar, Argjend Mustafa.  Ai është kthyer nga Tirana. “Momentin ku ka qenë ai, pak sa e vështirë është kthimi i tij, duke u bazuar në ofertat që ka pas edhe nga Superliga. Mirëpo,  dëshira e tij ka qenë t’i bashkohet klubit tonë, pasi që edhe ka qenë lojtar i akademisë së klubit Vushtrria dhe kjo ka qenë përparësia e jonë për konkretizimin e këtij përforcimit. Është një mesfushor ofensivë edhe defensivë dhe shpresoj shumë që do të jemi shumë të vështirë për ekipet tjera”, tha Beqiri që synojnë elitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat