Cavani: Ja çfarë dua që Napoli t’i bëjë Real Madridit

Futboll

Cavani: Ja çfarë dua që Napoli t’i bëjë Real Madridit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 09:01
Edison Cavani

Edison Cavani shpreson që edhe ish skuadra e tij, Napoli, ta ketë fatin të shënoi një fitore ndaj Real Madridit, siç bëri PSG ndaj Barcelonës.

Sulmuesi uruguaian pas fitores 4:0 të Barcelonës ndaj PSG, është ndalur të flasë edhe për ish skuadrën e tij, Napolin që sonte është mysafire e Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.

“Ne luajtëm sot me zemër, e kjo është diçka me shumë rëndësi. Edhe Napoli do ta bëjë këtë nesër, shpresoj që çdo gjë të shkojë siç ata dëshirojnë. Ju dëshiroj më të mirën atyre”, ka deklaruar Cavani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat