Costa pajtohet me Chelsean për kontratën e re

Futboll

Costa pajtohet me Chelsean për kontratën e re

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:00
Diego Costa

Diego Costa pritet të jetë edhe për shumë vite pjesë e Chelseat.

Sipas The Sun, Diego Costa ka pranuar të nënshkruaj kontratën e re me ‘Blutë’ e Londrës.

Ky medium thekson se spanjolli pritet të nënshkruaj një kontratë të re pesë-vjeçare, me të cilën ai do të fitojë të paktën 220.000 funte në javë.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga Stamford Bridge gjatë 12 muajve të fundit, por skuadra e Antonio Contes ka lëvizur tani për të siguruar të ardhmen e spanjollit me një ofertë të madhe.

Ndryshe, skuadrat nga Superliga e Kinës ishin shumë të interesuara për shërbimet e tij, duke i ofruar kontratë të majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat