Edhe Unitedi pas Belottit

Futboll

Edhe Unitedi pas Belottit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:27
Andrea Belotti

Andrea Belotti ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit.

Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të Torinos këtë sezon nuk kanë ngelë pa u vënë re as nga tekniku portugez i Djajve të Kuq, Jose Mourinho.

Edhe pse nuk ka ende një kontakt zyrtar, TuttoMercatoWeb shkruan se prej disa ndeshjesh, ylli i sulmit italian po vëzhgohet nga klubi anglez.

Situata në sulmin e Man Utd duhet se nuk është e duhura, pasi Marcus Rashford po zvarrit nënshkrimin e kontratës së re me frikën e qëndrimit për një kohë të gjatë në stol. Ndërsa Tottenhami është vënë në gjurmët e francezit Anthony Martial.

Në këtë situata, Mourinho sheh te Belotti sulmuesin e duhur për një fanellë titullari në Old Trafford.

Sulmuesi i Torinos këtë sezon i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet dhe golat e tij, duke bërë të interesohen për të klubet më të rëndësishme Evropiane, por edhe ato italiane, ku Juventusi dhe së fundi Milani janë vënë në garë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat