Gjimshiti: Çfarë dua unë...

Futboll

Gjimshiti: Çfarë dua unë...

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:07
Gjimshiti

Berat Gjimshiti është njeriu i momentit tek Avellino. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në Serie B. I ftuar në një nga emisionet sportive në Itali, shqiptari ka rrëfyer kalimin e tij në këtë skuadër.

“Në fillim, dy javët e para, u bëra pishman që u transferova tek Avellino. Mendova: ‘Çfarë dua unë në këtë ekip’. Mirëpo, kur trajneri Novelino erdhi dhe filloi të ndërtonte ekipin nga mbrojtja, atëherë mendova që kam zgjedhur të duhurin.

Trajneri na ka perfeksionuar në repartin tonë (në mbrojtje), pasi sulmi fillon pikërisht duke mos pësuar gola. Kam mësuar shumë dhe për momentin ndihem mirë. Të ardhmes nuk i dihet, pasi kontrata më mban të lidhur me Atalantën dhe në fund të sezonit më mbaron huazimi këtu”, ka deklaruar Gjimshiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat